Hip hop superylli, Gjiko, ka performuar mbrëmjen e kaluar në një prej klubeve të natës më të mëdha, Duplex Premium.
Reperi i cili u fejua vetëm ditë më parë ju kthye performancave të tij skenike.
Ai u ngjit në skenën e Duplex në Prishtinë, ku pati një pritje të jashtëzakonshme nga publiku.
Reperi stërmbushi këtë ambient, ashtu si secilin ambient tjetër, duke u treguar i pakokurrencë.
Hitet si “Pablo” dhe këngët e reja nga mixtape “Energjiko” u kënduan një zëri nga publiku.
Gjiko së shpejti pritet të lansojë projekte të reja nga studio e RedBox. /Telegrafi/