Telegrafi

Gjiknuri: Më rëndësi projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Gjatë forumit “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka folur sot për harmonizimin e burimeve Shqipëri-Kosovë.

Ai është shprehur se ky është takimi i dytë për të diskutuar projektet në sektorët strategjikë. Gjiknuri tha se ecuria deri më tani është pozitive.

Sipas ministrit të Energjisë dhe Industrisë, projekt me rëndësi mes dy vendeve, është linja e interkonjeksionit. “Do të bëhen studime fizibiliteti të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës”, shtoi ai.

Ministri u ndal edhe te projekti TAP, duke theksuar se kjo është një mundësi e re përfituese për Shqipërinë. /Telegrafi/