Heroi i Portugalisë në ndeshje me Kroacinë është afër të ndërroj kampionat.
Loja e mirë e treguar në Euro 2016, ka bërë që Luis Nani të kthehet përsëri në qendër të vëmendjes nga skuadrat e mëdha.
Sipas raporteve të gazetave turke, skuadra e fundit që është shumë e interesuar për ish-anësorin e Manchester United, është Valencia.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Portugezi momentalisht luan për skuadrën turke, Fenerbahce, por mund të joshet nga një lëvizje e mundshme në Spanjë.
Nani më parë është lidhur edhe me një kalim te gjiganti italian, Inter. /Telegrafi/