Valencia po mendon rikthimin e anësorit spanjoll, Pedro Rodriguezit në Spanjë.
Valencia janë duke planifikuar për të nisur një ofertë për anësorin e Chelseat dhe Spanjës, Pedro.
Sipas Fichajes.net, gjiganti spanjoll po mendon të bëj një ofertë prej 20 milionë euro apo 16.9 milionë funte.
29-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Barcelona në vitin 2015 dhe shënoi tetë gola në të gjitha garat për ‘Blues’ sezonin e kaluar.
Megjithatë, sulmuesi spanjoll duket se nuk është i pëlqyeri i Antonio Contes dhe kështu një transferim te Valencia mund të jetë shumë i mundshëm. /Telegrafi/