Site icon Telegrafi

Gjiganti në Valsin e Përjetësisë!

Në moshën 92-vjeçare, ka vdekur kompozitori dhe baritoni i shquar shqiptar, Avni Mula.

Mula u lind në Gjakovë, më 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula.

Karrierën artistike e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, të Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës etj.

https://www.youtube.com/watch?v=UnPHp0QROl8

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve 1960, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale – kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

https://www.youtube.com/watch?v=4YMDe4UNUAw

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Është babai i dy vajzave artiste – Adelinës pianiste dhe sopranos Inva Mula.

Është vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Lexo po ashtu Portreti i Nina Mulës
Exit mobile version