Gjiganti anglez, Liverpooli është i interesuar për nënshkrimin e Rayan Cherki nga Lyon në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori 21-vjeçar zgjati kontratën me Lyon verën e kaluar; tani ajo zgjat deri në vitin 2026.
Megjithatë, sipas mediumit Ouest, Liverpooli është interesuar për një transferim të mundshëm tw lojtarit.
Besohet se Cherki preferon të kalojë në Bundesligë, ku shumë futbollistë francezë kanë pasur sukses së fundmi.
🚨(🌖) | @lequipe: Liverpool have made an enquiry about Rayan Cherki (21), who after signing a new contract, is now valued at €25m by Lyon.
👀🇫🇷 pic.twitter.com/YgfVQlZ2Fv
— LFC Transfer Room (@LFCTransferRoom) November 15, 2024
Me vlerë rreth 20 milionë euro, Cherki ka të ngjarë të qëndrojë në Lyon të paktën deri në verën e ardhshme.
Megjithatë, problemet financiare të klubit mund të detyrojnë një marrëveshje që në afatin kalimtar të janar.
Cherki ka shënuar dy gola dhe tri asistime në 11 ndeshje nw tw gjitha garat kwtw sezon. /Telegrafi/