Atletico Madrid përfundoi nënshkrimin e Alexander Sorloth të shtunën, por ai nuk është sulmuesi i vetëm që drejtuesit e klubit po planifikojnë ta shtojnë në skuadrën e Diego Simeones për sezonin 2024-25 dhe më tej.
Julian Alvarez është gjithashtu lartë në listën e prioriteteve për Los Colchoneros, dhe së fundmi ata kanë avancuar interesiimin e tyre për yllin e Manchester City.
Një ofertë prej 60 milionë eurosh është duke u përgatitur nga Atleti. Paris Saint-Germain është gjithashtu në garë, dhe ndërsa ata mund të ofrojnë një paketë më të mirë financiare për klubin dhe lojtarin, destinacioni i preferuar i Alvarez raportohet të jetë kryeqyteti spanjoll.
Fabrizio Romano, duke folur në Briefing Daily të CaughtOffside, ka dhënë një përditësim mbi situatën e Alvarez.
“Java e ardhshme mund të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Julian Alvarez. Ju thashë në qershor dhe gjithashtu korrik se pas Olimpiadës plani ishte që agjenti i lojtarit dhe Manchester City të kishin një takim të rëndësishëm për të diskutuar të ardhmen e Alvarez. Man City gjithmonë ka dashur të mbajë fituesin e Kupës së Botës, por tani situata po tensionohet”, ka raportuar Romano.
“Alvarez dëshiron të eksplorojë të gjitha opsionet e tij dhe nuk ka dhënë dritën jeshile për të qëndruar në City për sezonin e ri. Agjenti i tij ka qenë në kontakt me Paris Saint-Germain që nga qershori dhe gjithashtu me Atletico Madridin”.
“Takimi mes agjentit të Alvarez dhe Manchester Cityt javën e ardhshme do të jetë vendimtar për këtë situatë. Faktori kryesor do të jetë çmimi i lojtarit dhe sa do të pranojë City për lojtarin. Pasi kjo të kuptohet, PSG dhe klubet e tjera të interesuara do të marrin vendimin e tyre për të lëvizur, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, shtoi më tej gazetari italian
Nuk ka dyshim se Alvarez do të ishte një shtesë e mirë për Atletico Madridin, dhe ai me siguri do të zbuste goditjen e largimit të pashmangshëm të Antoine Griezmann në dy vitet e ardhshme. Megjithatë, të bësh një marrëveshje do të jetë shumë e ndërlikuar, veçanërisht duke pasur parasysh financat që do të ishin në lojë. /Telegrafi/