Etrit Berisha ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ishte i huazuar tek Atalanta në edicionin e fundit nga Lazio.
Dy klubet Atalanta dhe Lazio janë në bisedime për të arritur një marrëveshje rreth prishtinasit.
Por së fundmi në garë për transferimin e Berishës është futur edhe gjiganti italian, Napoli.
Sipas mediave italiane, Napoli ka prishur marrëdhëniet me portierin e tyre aktual Pepe Reina.
Spanjolli ka paralajmëruar largimin nga Napoli dhe klubi bardh e kaltër nuk po qëndron duarkryq.
Berisha shihet si zëvendësimi më adekuat për Reinan dhe Napoli po synon të fillojë bisedimet me Lazion.
Kujtojmë që Lazio për ta lënë Berishën të lirë kërkon rreth shtatë milionë euro.
Në rast transferimi në Napoli, Berisha do të bashkohej me bashkëkombësin e tij Elseid Hysaj. /Telegrafi/