Telegrafi

Gjiganti italian kërkon transferimin e Januzajt

Kohës së Adnan Januzajt te Manchester United po i vjen fundi.

Reprezentuesi belg kishte një huazim të pasuksesshëm në Borussia Dortmund sezonin e kaluar.

Pasataj, Januzaj ishte ngrirë nga Louis van Gaal, ka pasur fanellën me numër 11 dhe këtë sezon i është marrë, teksa tani Jose Mourinho i ka thënë atij se ai mund të largohet pasi nuk llogarit në të.

Lexo po ashtu Shtyrja e shitjes së Milanit ka të bëj me Mr.Bee

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani janë duke kërkuar për të nënshkruar me 21-vjeçarin me prejardhje nga Kosova për t’ia dhënë një rast pasi beson në cilësitë e tij.

Gjiganti italian po mendon një huazim  për një sezon me synimin për të arritur një marrëveshje të përhershme në fund të kampionatit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet