Telegrafi

Gjiganti italian kërkon Mustafin

Futbollisti i kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, është bërë cak i Juventusit në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi është i pëlqyer nga Juventusit për përforcimin e mbrojtjes para fillimit të sezonit të ri.

Sipas Gazzetta dello Sport, kampionët e Serie A mund të bëjë një ofertë këtë verë drejt futbollistit me prejardhje shqiptare.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ish- mbrojtësit të Evertonit dhe Sampdorias i pëlqen dhe dëshiron të luaj në futbollin evropian dhe Juventus mund të shfrytëzojnë pjesëmarrjen e tyre në Ligën e Kampionëve për të provuar rikthimin e tij përsëri në Itali.

Reprezentuesi gjerman ka pasur një sezon për të harruar me Valencian në La Liga, por lista e tij me skuadra që kërkojnë mbetet e gjatë, me Napoli që gjithashtu beson te shërbimet e tij. /Telegrafi/