Roma thuhet se janë të sigurt në transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City, dhe ofrojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Giallorossët tashmë kanë pasur një ofertë të refuzuar për anësorin algjerian, të cilin e shohin si një zëvendësim ideal për Mohamed Salahn.
Sipas Sky Italia, një marrëveshje tashmë është në fuqi me Mahrezin, dhe klubi romak janë gjithnjë e më të sigurt se transferimi mund të përfundojë.
Ata janë duke ofruar një pagesë prej 30 milionë euro, duke përfshirë bonuse, dhe besojnë se kjo do të jetë e mjaftueshme për të sjellë reprezentuesin algjerianë në Itali.
Mahrez e ka bërë tashmë të qartë se ai dëshiron të lërë skuadrën nga King Power, kështu që Roma janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje mbi anësorin. /Telegrafi/