Napoli nuk janë vetëm duke kërkuar një sulmues të ri në janar, por mund të sfidojnë Milanin dhe Romën për anësorin e Manchester United, Memphis Depay.
Holandezi 22-vjeçar është nën pritshmëritë e Jose Mourinhos në Old Trafford dhe ka raporte në rritje për një largim në janar me huazim.
Milani dhe Roma tashmë janë lidhur shumë me ish-talentit e PSV Eindhoven, për të cilin kanë bërë edhe sondazhe për një afrim të mundshëm.
Tani Tuttomercatoweb sugjerojnë se edhe Napoli gjithashtu kanë filluar kontaktet e hershme me rrethim e Depay.
Çështja kryesore është se holandezi dëshiron garanci për kohën e rregullt të lojës dhe jo të lëviz vendin dhe Ligën vetëm për t’u ulur në një stol tjetër. /Telegrafi/