Site icon Telegrafi

Gjiganti grek ia ofroi kontratën më të madhe në histori të klubit, por Martial e refuzoi atë

Lëvizja e fundit e propozuar e Anthony Martial ka dështuar për shkak të kërkesave financiare të sulmuesit, sipas raportimeve të fundit.

28-vjeçari ka mbetur ende pa klub pasi u largua nga Manchester United në fund të sezonit 2023/2024.

Reprezentuesi francez kaloi nëntë vite në ‘Old Trafford’, aty ku shënoi 90 gola në 317 ndeshje, para se të lejohej që të largohej në përfundim të kontratës së tij në qershor.

Teksa lojtarët e tjerë që u larguan nga Unitedi në verë tashmë kanë gjetur klube të reja, Martial ende ka mbetur një lojtar i lirë.

Martialit iu ofrua një kontratë e madhe nga AEK Athens, të cilët i ofruan atij marrëveshjen më të madhe në histori të klubit në përpjekje për të siguruar shërbimet e tij.

Sidoqoftë, ata i dhanë fund interesimit për Martial më herët gjatë këtij muaji, pasi sulmuesi kishte dyshime për transferimin në Greqi.

Raportimet e javës së kaluar bën me dije se Martial ishte në prag të largimit nga futbolli evropian, pasi Flamengo ishin të etur të nënshkruajnë me të. Klubi brazilian mbajti bisedime me Martialin pas një lëndimi të rëndë që pësoi sulmuesi Pedro gjatë një seance stërvitore me Brazilin.

Afati kalimtar në Brazil u mbyll më datë 2 shtator, por Martial e ka ende mundësinë që t’i bashkohet atyre për shkak të statusit të tij si lojtar i lirë.

Megjithatë, edhe ky transferim i mundshëm në Brazil dështoi për shkak se Flamengo u tërhoq nga interesimi i tyre për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e Martial./Telegrafi/

Exit mobile version