Mesfushori i Kombëtares së Turqisë, Arda Turan mund të largohet nga Barcelona.
Ylli turk pas transferimit në ‘Camp Nou’, nga Atletico Madrid nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura.
Kështu që mund të ketë një largim të tij nga La Liga në drejtim të një kampionati tjetër.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund është duke kërkuar shërbimet e Turanit.
29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020, mirëpo në rast se Dortmund paguan 30 milionë euro atëherë mund ta transferojë yllin e Turqisë. /Telegrafi/