Yuto Nagatomo mund të largohet nga Interi pas gjashtë vjetësh me Bayern Leverkusenin që kryeson garën për të fituar shërbimet e tij para Evertonit dhe QPR-së.
Reprezentuesi japonez u martua këtë javë, por pas periudhës së muajit të mjaltit ai do të zbulojë nëse do të kthehet në Milano apo jo.
Kontrata e Nagatomos shkon deri në qershor 2019 te Interi dhe u zgjat vetëm një vit më parë.
Sipas raporteve të medieve japoneze, Nagatomo dëshiron më shumë kohë të lojës në këtë sezon të ri, pasi viti tjetër do jetë ai i Kupës së Botës në Rusi.
Bayer Leverkuseni janë opsioni kryesor, por Evertoni dhe QPR-ja gjithashtu janë të interesuara për shërbimet e tij. /Telegrafi/