Telegrafi

Gjiganti evropian i dërgoi agjentët në stadium, Tolisso shkëlqeu me një super gol (Video)

Corentin Tolisso është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i talentuar francez po shkëlqen me fanellën e Lyonit si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

Ai së fundmi i shënoi një gol gjigantit italian Romës, teksa në tribuna ishin agjentët e Juventusit duke e përcjellë atë nga afër.

22-vjeçari ka shkëlqyer në 35 ndeshje në të gjitha garat me Lyonin, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Tolisso shkëlqeu këtë vit me Lyonin edhe në dy ndeshjet ndaj Juventusit në fazëne grupeve të Ligës së Kampionëve

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është e gatshme të shpenzojë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij në Torino.

Reprezentuesi francez ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën e Lyon.

Përpos Juventusit, në garë për të është edhe Arsenal dhe Borussia Dortmund.

Kujtojmë që Tolisso është futbollist i afirmuar nga akademia e Lyon, ndërsa pjesë e ekipit të parë është nga viti 2014. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=T72haKwQb6Q