Site icon Telegrafi

Gjiganti evropian i baterive shpalli falimentimin

Siç pritej, pionieri evropian i baterive të automjeteve elektrike nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të aplikonte për mbrojtjen e falimentimit të Kapitullit 11 në Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur nga kreditorët e tij. Ky është vendimi që do t’i mundësojë kompanisë suedeze të ketë qasje një linjë të re kredie.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, prodhuesi suedez i baterive shpjegoi se ky është një vendim vullnetar që është pjesë e përpjekjeve për të ristrukturuar borxhin e tij dhe për të përshtatur aktivitetet e tij me nevojat e klientëve të tij. Kjo procedurë, e konfirmuar në një gjykatë në Teksas, do t’i mundësonte start-up-it suedez të marrë linja të reja krediti me vlerë 245 milionë dollarë.

Edhe nëse kjo lëvizje nuk shkakton dështimin e kompanisë, perspektivat për rikuperim në tregun e automjeteve elektrike nuk kanë gjasa. Northvolt e shtyu teknologjinë në NMC (nikel-mangan-kobalt). Prodhuesit tani preferojnë teknologjinë më të lirë LFP (Lithium Iron Fosphate).

Si kujtesë, Northvolt ishte një pionier evropian në zhvillimin dhe prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Ajo u themelua nga ish-punonjësi i Tesla, Peter Carlsson. Kompania suedeze ishte një projekt i fuqishëm strategjik evropian.

Anulimi i një porosie prej 2 miliardë dollarësh për bateritë NMC nga një prej aksionerëve të BMW-së përshpejtoi rënien e kompanisë. Fillimisht, Northvolt mblodhi nëntë miliardë dollarë, por këto fonde u shteruan. Prodhuesi suedez nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mendojë për të ardhmen me një ndryshim rrënjësor në kiminë e baterive, sepse kokëfortësia në treg nuk është kurrë një gjë e mirë. Gjithashtu, gjendja e tregut të makinave elektrike dhe rënia e shitjeve nuk po i ndihmojnë Northvolut.

Duhet të kujtojmë se, sipas Financial Times, menaxhmenti i Northvolt ngriti madje mundësinë e falimentimit të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version