Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez rindez interesimin për Manolasin

Chelsea kanë ri-ndezur interesimin në mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, pasi greku nuk po bie ujdi me klubin italian për përmirësim të pagës në kontratë.

Sipas London Evening Standard, negociatat e kontratës kanë ngecur me reprezentuesin grek, marrëveshja aktuale e të cilit skadon në vitin 2019.

25-vjeçari aktualisht fiton më pak se 40.000 mijë funte në javë, duke e bërë atë një nga lojtarët me pagën më të ulët në klub.

Lexo po ashtu Chelsea i Contes po bën çudinë me 3-4-3: 5 ndeshje – 5 fitore, 16 gola të shënuar – 0 të pësuar (Foto)

‘Blutë’ kanë treguar një interes për lojtarin gjatë kësaj vere, por tani kanë ripërtërirë interesin e tyre për shkak të një rrugë qorre me Giallorossët mbi pagën e re.

Sipas të njëjtit burim, Manolas dëshiron një rritje të pagës për të marrë atë rreth 50,000 në javë, por Roma janë përgatitur për të ofruar një rritje maksimale për 41,000 funte në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version