Telegrafi

Gjiganti anglez ofron para dhe një lojtar për Florenzin

Manchester United po kërkon ta përforcojë skuadrën për stinorin e ri.

Pasi trajneri portugez Jose Mourinho është pranë zyrtarizimit, ‘Djajtë e Kuq’, tani janë duke shikuar mundësin për transferimin e lojtarëve të rinj.

Sipas medieve italian, mesfushori i Romës, Alessandro Florenzi është në listën e dëshirave tek United.

LEXO MË SHUMË: Lajmet e fundit rreth transferimeve

Florenzi është lojtar që pëlqehet shumë nga Mourinho, pasi portugezi i dëshiron futbollistët që luajnë në disa pozicione.

Gjithnjë sipas medieve italiane, United po mendon të ofroj rreth 30 milionë euro dhe mbrojtësin Mattia Darmian për ta bindur Romën ta lënë të lirë Florenzin. /Telegrafi/