Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez nuk i ndahet Dani Alvesit

Pas kampionati spanjoll, La Liga dhe atij italian, Serie A, mbrojtësi brazilian, Dani Alves mund ta provoj një aventurë të re në kampionatin anglez, Liga Premier.

Mbrojtësi brazilian kaloi vite të mrekullueshme në Spanjë, fillimisht me Sevillën e pastaj me Barcelonën, ku fitoi gjithë titujt e mundshëm.

Por, kështu nuk mund të thuhet edhe te Juventusi, pasi jo gjithmonë është titullar dhe shpeshherë e sheh vetën zgjedhe të tretë pas Stephan Lichsteiner dhe Juan Cuadrado.

Lexo po ashtu City dëshiron Alvesin

Kështu, janë rritur ndjeshëm skuadrat që duan transferimin e Alvesit në radhët e veta.

Sipas Corriere dello Sport, gjiganti anglez, Manchester City janë vënë pas tij dhe duan transferimin e Alvesit në afatin kalimtar të verës.

Pep Guardiola ka punuar së bashku me reprezentuesin brazilian gjatë kohës së kaluar te Barcelona dhe është i hapur të ribashkohet me mbrojtësin e djathtë.

Juventusi mund ta lë të largohet Alvesit, pasi janë vënë pas yllit italian të Milanit, Mattia De Sciglio, i cili që një kohë të gjatë është në radarin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version