Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez mendon të ofrojë 70 milionë funte për Reusin

Chelseat janë të interesuar në nënshkrimin e Marco Reusit, por sipas tyre do të duhet të paguajnë 70 milionë funte në qoftë se ata duan të provokojnë Borussia Dortmundin për shitjen e yllit të tyre. 

Sipas Sunday Express, ‘Blutë’ e Londrës i janë bashkuar Arsenalit dhe Liverpoolit në garën për të nënshkruar me Reus, por Dortmundi janë të vendosur për të shtrydh sa më shumë para që të munden për yllin gjerman, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Chelsea dërgon vëzhgues për Ivan Perisicin

Reprezentuesi 27-vjeçar gjerman, i cili mund të luajë si anësor në mesfushë apo si sulmues është nën kontratë deri në qershor 2019 me Dortmundin.

Por, ai ka një mori të tërë të admiruesve në Ligën Premier, të cilët kanë shprehur interesim për nënshkrimin e tij pa shumë sukses deri më tani.

Trajneri i ‘Bluve’, Antonio Conte është në kërkim për të forcuar skuadrën e tij këtë verë dhe Reus është një nga lojtarët që ai do të donte për të marrë në Stamford Bridge dhe për atë po mendon ta paguajë shifrën e kërkuar nga gjermanët.

Lexo po ashtu Perez mendon përsëri një skuadër galaktikësh, Hazard në krye të dëshirave

Megjithatë, bordi i Chelseat mund të mos binden për të paguar një shumë kaq të lartë për një lojtar me të cilin ata nuk do të jenë në gjendje për të shtuar ndonjë vlerë për ta.

Reus humbi gjysmën e parë të sezonit dhe Kampionatin Evropian me Gjermaninë për shkak të një dëmtimi në ijë dhe kjo i shqetëson drejtuesit e skuadrës angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version