Paris Saint-Germaini ka ‘ngrirë’ bisedimet për Victor Osimhen, duke lejuar Arsenalin që të hap bisedime të reja me Napolin për transferimin e tij, sipas raportimeve të fundit.
Gjiganti parisien ishte seriozisht i interesuar për sulmues nigerian, por ishin të etur që ta ulin klauzolën e tij të lirimit prej 130 milionë eurosh në vetëm 90 milionë euro.
Kjo kërkesë e klubit francez u refuzua nga presidenti Aurelio De Laurentiis dhe për këtë arsye bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur.
PSG është ende e interesuar për transferimin e Osimhen, por tashmë në këtë fazë nuk e kanë më prioritet, pasi fillimisht duhet të vendosin për të ardhmen e Kolo Muanit dhe Goncalo Ramos.
Napoli është në pritje të një ofertë të duhur për shitjen e Osimhen në mënyrë që të mirëpresin transferimin e Romelu Lukakut, i cili po pret ribashkimin me Antonio Conten.
Corriere dello Sport detajon se si Arsenali ka qenë në kontakt me Napolin gjatë ditëve të fundit për të hapur bisedime të reja për Osihmen, për të marr informacione të reja sa i përket një transferimi të mundshëm.
‘Topçinjtë’ mbesin në mesin e ekipeve të interesuara, por momentalisht janë të përqendruar në blerjen e Viktor Gyokeres./Telegrafi/