Telegrafi

Gjiganti anglez gati ofertën e lartë për Rudigerin

Antonio Rudiger ka shkëlqyer këtë edicion me Romën pas transferimin nga skuadra gjermane Stuttgart.

Reprezentuesi i Gjermanisë është dalluar me paraqitje të mira, ndërsa ka arritur të shënoi edhe tre gola në Serie A.

Roma tani ka drejtën e blerjes për nëntë milionë euro, por ky lojtar mund të largohet nga Roma menjëherë.

E ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin anglez, ku Liverpool ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Daily Star’, Jurgen Klopp e dëshiron lojtarin dhe është gati të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/