Manchester United synon mesfushorin e Atalantas, Ederson për afatin kalimtar të verës 2025, raporton Fabrizio Romano .
Ederson është vlerësuar shumë për paraqitjet e tij, veçanërisht në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, dhe vazhdon të lërë përshtypje edhe këtë sezon.
Fabrizio Romano e ka përshkruar Ederson si një nga mesfushorët më intensivë në Evropë, një cilësi që përshtatet mirë me stilin taktik të Ruben Amorimit .
Ai ka theksuar se United nuk është i vetmi klub i interesuar, me klubet më të mira evropiane, duke përfshirë ato nga Spanja dhe Anglia, duke e monitoruar nga afër lojtarin.
25-vjeçari ka tre vite që është pjesë e futbollit italian, ku për gjashtë muaj qëndroi në Salernitana para se t’i bashkohet Atalantës në verën e vitit 2022.
Falë paraqitjeve shumë të mira me skuadrën nga Bergamo, Ederson është ftuar edhe nga Kombëtarja e Brazilit, derisa këtë edicion në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Transfermarkt aktualisht vlerëson yllin brazilian me 50 milionë euro, derisa United e ka bërë prioritet transferimin e tij.
Gjithsesi skuadra nga Bergamo nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e yllit të mesfushës pa u paguar një shumë mbi 65 milionë. /Telegrafi/