Alexander Isak është bërë dalëngadalë një lojtar kyç për Newcastle dhe numrat e tij sugjerojnë të njëjtën gjë.
Në sezonin e tij të parë në Newcastle (2022/23) ai shënoi 10 gola në 22 paraqitje përpara se të përmirësonte shifrat e tij në 2023/24 në 21 gola në 30 ndeshje.
Ylli suedez është bërë një nga sulmuesit më të vlerësuar në Ligën Premier dhe për të kanë shprehur interesim skuadrat më të mëdha në Angli.
Chelsea tentoi këtë verë transferimin e tij, por nuk ia dolën.
Ndërkohë Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e suedezit për sezonin e ardhshëm.
“Më kanë thënë Alexander Isak do të jetë shumë, shumë lart në listën e Arsenalit”, ka thënë reporteri i X Teamnewsandtix .
“Ai është padyshim dikush që pres që ata të rishikojnë verën e ardhshme. Nëse Newcastle nuk fiton Evropën, ju do të imagjinoni se ai do të kërkonte një lëvizje”. /Telegrafi/