Telegrafi

Gjigantët italianë pas mesfushorit sllovak

Roma, Napoli dhe Fiorentina janë të gjitha në garë për mesfushorin e Legia Varshavës, Ondrej Duda, i cili po impresionon në Euro 2016.

Mesfushori 21-vjeçar shënoi në ndeshjen e parë të Sllovakisë kundër Uellsit, edhe pse ndeshja ishte e humbur në fund të fundit 2:1.

Raportet fillestare sugjeruan se Napoli ishin më afër nënshkrimit të riun, pasi shoki i kombëtares së tij, Marek Hamsik, e ka shtyrë atë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, Gianluca Di Marzio tani pretendon se Roma janë në vend të parë për të nënshkruar me lojtarin, për asnjë arsye të veçantë, përveç se ata ishin të parët që treguan interes për të.

Në të njëjtën kohë edhe Fiorentina janë duke synuar shërbimet e mesfushorit të talentuar, duke provuar t’i mundin Romën në këtë garë. /Telegrafi/