Mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez karrierën mund ta vazhdoi në kampionatin italian Serie A.
Pas katër viteve të suksesshme në Wolfsburg, Rodriguez ka paralajmëruar largimin nga skuadra gjermane.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A, pasi dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan janë duke e kërkuar atë me ngulm.
Wolfsburg do ta respektoi dëshirën e lojtarit për largim, mirëpo kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë.
Sipas asaj që ka paralajmëruar Gianluca Di Marzio, dy skuadrat pritën të dalin me oferta zyrtare në janar për ta transferuar yllin zviceran.
Gjithashtu në garë për të mbeten edhe Roma e Napoli nga Serie A, por lojtari ka oferta edhe nga Anglia.
Rivalët e vjetër anglez, Liverpool dhe Manchester United gjithashtu janë duke u interesuar për të. /Telegrafi/