Telegrafi

Gjigantët evropianë vihen pas Youssoufa Moukokos, 17-vjeçari mbetet i lirë në verën e vitit 2023

Youssoufa Moukoko është njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin gjerman, ku është bërë edhe më i riu që ka debutuar në histori të Bundesligas.

Sulmuesi i talentuar po shkëlqen me Borussia Dortmundin, por nuk po ka hapësira të shumta te verdhezinjtë.

Kontrata e talentit gjerman me Dortmundin skadon në verën e vitit 2023, derisa ai ende nuk ka pranuar rinovimin me klubin e tij.

Skuadrat më të mëdha evropiane janë vënë pas talentit gjerman pasi duan ta marrin atë si transferim të lirë.

Sport Bild ka raportuar se Bayern Munich, Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë duke kërkuar informacione për Moukokon.

17-vjeçari në nëntë ndeshjet e para ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë në vetëm 271 minuta të luajtura.

Dortmund po insiston për t’i vazhduar kontratën yllit të ri, por duket se Moukoko dëshiron një aventurë të re. /Telegrafi/