Telegrafi

Gjigantët evropianë pas mbrojtësit të Interit

Bayern Munich dhe Real Madrid i janë vënë pas mbrojtësit brazilian të Interit, Joao Miranda.

Të dy klubet janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ish-mbrojtësi i Atleticos duket se plotëson kërkesat e dy gjigantëve të futbollit evropian.

Sipas goal.com Miranda është në listën e dëshirave të trajnerit të ri të Bayernit, Carlo Ancelotti.

Ndërkaq gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se dhe Reali i Zinedin Zidane dëshiron të ketë shërbimet e mbrojtësit brazilian.

Ai shihet si pasuesi ideal i Pepes, që pritet të largohet nga Madridin në verë.