Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur do të ketë konkurrencë të fortë nga Superliga Kineze, nëse Real Madrido do të vendos ta shesë yllin nga Uellsi, Gareth Bale.
Besohet se kampionët kinezë, Guangzhou Evergrande – klubi më i pasur në Kinë – janë të prirur për të transferuar Balen dhe për të përmbushur çmimin e kërkuar nga 85 milionë dollarë të Madridit.
Bale bëri fillimin e tij të parë që nga shtatori në Copa del Rey kundër Numancias javën e kaluar duke shënuar golin hapës në fitoren 3-0.
Por, mendohet që hierarkia e Madridit po humbet durimin me 28-vjeçarin uellsian, i cili ka qenë i lënduar gjatë në këtë sezon.
Koha e Bale në trajtimet mjekësore nuk do të pengojë Guangzhou Evergranden, që aktualisht menaxhohet nga legjenda italiane, Fabio Cannavaro.
Ata janë në kërkim të një emri të madh për të nënshkruar, pasi e ardhmja e sulmuesit kolumbian, Jackson Martinez, është e pasigurt.
United ka qenë një admirues i përhershëm i Bale, por besohet se rekordi i tij i madh i lëndimeve dhe këmbëngulja e Madridit për të rikuperuar shpenzimet e tyre prej 85 milionë funtesh kanë shkaktuar një rishikim të lehtë në Old Trafford.
Ndryshe, dje (e shtunë) gjatë ditës u raportua se skuadra e madhe kineze ka arritur marrëveshje edhe për transferimin gjatë verës të Pierre-Emerick Aubameyang nda Dortmundi, transferimi i të cilit iu ka kushtuar 72 milionë euro. /Telegrafi/