Site icon Telegrafi

Gjigantët anglezë pas Lukakus

Jordan Lukaku është në pritje për ta bërë hapin e madhë në karrierë.

Pasi dukej Lazio favorite për ta transferuar atë në kryeqytetin italian, në garë janë futur edhe skuadrat angleze.

Mediat belge kanë raportuar se Tottenham Hotspurs dhe Arsenal janë ekipet që e dëshirojnë Lukakun.

Lexo po ashtu Conte dëshiron mbrojtësin shqiptar te Chelsea

Mbrojtësi i majtë ka debutuar me Belgjikën por ka pasur paraqitje të mira edhe në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Gjithsesi Ostende pritet të fitojë më së shumti nga shitja e tij, pasi e morri dy vite më parë si transferim të lirë nga Anderlechti.

Fillimisht u raportuar se vlera e kartonit të mbrojtësit të majtë është shtatë milionë euro, por gjatë ditës së sotme mediat belge kanë raportuar se Lukaku kushton 10 milionë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version