Telegrafi

Gjigantët anglezë në garë për talentin Florian Wirtz

Klubet e mëdha nga Liga Premier janë duke monitoruar zhvillimin dhe lojën e talentit të madh gjerman të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

Sulmuesi 18-vjeçar ka dalë në skenë këtë sezon, duke u krahasuar me ish-yllin e Leverkusenit dhe yllin aktual të Chelseat, Kai Havertz.

Sipas gazetës BILD, Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal po tregojnë të gjithë interes për Wirtz.

Lexo po ashtu Jo vetëm Moukoko: 15 yje të ardhshëm që nuk kanë mbushur ende 18 vjeç, por pritet ta sundojnë botën e futbollit me talentin e tyre

Wirtz pëlqehet shumë edhe nga gjigantët gjerman të Bayern Munich, por anglezët janë gati të rivalizojnë për shërbimet e tij.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit të talentuar me Leverkusenit është e vlefshme deri në vitin 2023.

“Florian ka një teknikë fantastike, ai e do futbollin, ai është krijues, ka një goditje të mirë, mirëkuptim të mirë të lojës. Gjithçka. Ai është i kompletuar”, ka deklaruar trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick. /Telegrafi/