Telegrafi

Gjigantët anglezë ‘luftojnë’ për Boatengun

Jerome Boateng

Manchester City po sfidon Chelsean për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng.

Dy skuadrat e mëdha angleze, City dhe Chelsea, janë në treg duke kërkuar për një qendërmbrojtës të ri.

Lexo po ashtu Boateng kërkon të largohet prej Bayernit

Sipas The Sun, City po mban nën vëzhgim situatën e Boatengut në Bayern Munich, i cili thuhet se po kërkon largimin.

Skuadra gjermane ka frikë se Boateng, një ish-lojtar i Cityit, mund ta linte këtë verë skuadrën.

Ndryshe, Pep Guardiola ka punuar me qendërmbrojtësin 28-vjeçar kur ishte në krye të Bayernit, ndërsa Antonio Conte dëshiron të bëj konkurrencë në skuadër. /Telegrafi/