Brad Nicklin ka dalë një mëngjes në kopshtin e shtëpisë së tij, që ndodhet në pjesën perëndimore të Australisë, ku pa një gropë të vogël në hapësirën e mbjellë me barë.
I befasuar me vrimën që nuk dukej të ishte bërë nga ndonjë kafshë, ai shikoi nëpër filmimet e kamerës së sigurisë, kur u habit me atë që pa, transmeton Telegrafi.
“Dikush ishte veshur si personazhi Minion, që me lopatë e nxori një sasi dheu. Nuk janë miqtë e mi, sepse do më tregonin deri më tani”, ka thënë Nicklin lidhur me rastin.
Megjithëse kanë kaluar afro dy javë nga ngjarja e pazakontë, ai nuk e di kush e kreu këtë veprim, por beson se ky njeri ka dashur të mahitet dhe ngatërroi kopshtin me atë të dikujt tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/AmTL2KESVAc