Site icon Telegrafi

Gjeti në kopsht stolitë e vjetra 1,400 vjet, ia vlerësojnë me çmim të ulët (Foto)

Paul Hardcastle ka qenë duke hapur një gropë në kopshtin e tij në West Yorkshire, kur gjeti stolitë që besohet të jenë të vjetra rreth 1,400 vjet.

Mirëpo, këto pjesë të periudhës anglosaksone, po ia vlerësojnë me vetëm tremijë euro. Më parë ato kishin vlerë më të madhe dhe për të njëjta do merrte afro 60 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Stolitë e vjetra

“Isha duke hapur një gropë, që të ndërtoja rrethojën e re, sepse të vjetrën e rrëzoi era. Derisa punoja pashë diçka gjelbër që shndriste”, ka shpjeguar rastin Hardcastle.

Me ligjet e reja në Britani të Madhe, muzetë paguajnë shumë më pak për gjërat e lashta të gjetura në vende të ndryshme.

Stolitë e periudhës anglosaksone, që i gjeti në kopsht

“Do t’i mbaj për vete e të mos i shes për kaq pak para”, ka shtuar ai, duke thënë se më parë do t’i jepte për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version