Një qytetare nga Peja, të mërkurën ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente të ndryshme.
Siç njofton Policia e Pejës, qytetarja e kishte gjetur kuletën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Brenda kuletës ndodheshin të holla dhe dokumente personale:
Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro
Pesëqind (500) franga zvicerane
Dokumente personale
Të gjitha sendet e lartcekura i janë kthyer pronarit të tyre.
Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar./Telegrafi/