Telegrafi

Gjeti kuletën me 1 mijë euro, qytetari në Viti e dorëzoi në stacionin policor

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se sot dy qytetarë rreth orës12:00 kanë shkuar  në Stacionin Policor në Viti dhe kanë njoftuar se kanë gjetur një portofol me njëmijë e tridhjetë euro si dhe dokumente personale.

Në njoftim thuhet se Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit të identifikojë personin që i ishte humbur Portofoli dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishin edhe qytetarët që e kishin gjet portofolin.

“Pronari i portofolit falënderoi Policinë e Kosovës edhe palët që i kanë kthyer Portofolin. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/