Telegrafi

Gjetën vdekjen 57 persona, “luhej futboll” me kokat e prera – publikohen pamjet e tmerrshme të përplasjes në një burg të Brazilit

Janë publikuar disa pamje të tmerrshme nga një betejë e përgjakshme burgu në Brazil.

Aty, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tregohet momenti kur anëtarët e bandës sulmojnë rivalët e tyre në çatinë e burgut, pasi 57 njerëz janë vrarë në përleshje.

Madje, ata dukej se po përdornin kokat njerëzore si topa për një lojë të sëmurë futbolli.

Pamjet janë shfaqur pak orë pasi shpërtheu një ‘rebelim’ kur anëtarët e bandave nga një bllok burgu pushtuan aneksin e burgut dhe raportohet se i vunë zjarrin një pjese të tij rreth orës 7 të mëngjesit.

Madje, gjashtëmbëdhjetë nga 57 të vdekurve iu pre trupi në copë, në përleshjen e përgjakshme pesë-orëshe që përfundoi rreth mesditës, tha një zyrtar nga departamenti i burgjeve i qeverisë së shtetit Para.

Kjo, po sipas mediave, ishte dhuna e fundit tronditëse në sistemin e burgjeve të mbipopulluara dhe vdekjeprurëse të vendit. /Telegrafi/