Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një 26-vjeçar, pasi në veturën e tij gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole, karikatorin me 12 fishekë dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë.
Policia kanë ndaluar veturë me targa të Kosovës, dhe pas një kontrolli që i është bërë personit dhe veturës, ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact, karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe një (1) thikë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“I dyshuari, P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha Ahmeti. /Telegrafi/