Jennifer Little nga Kalifornia po lëvizte mobiljet në shtëpinë e saj dhe nën një mobilje ajo gjeti diçka të papritur.
Ajo gjeti një vrimë të madhe të errët në dyshemenë e dhomës së gjumit.
Kur burri i saj zbriti poshtë për ta parë, ai u habit edhe më shumë se çfarë pa aty, transmeton Telegrafi.
@kitty_girl_californiaCold War fallout shelter. ##bombshelter ##shelter ##wwii ##wwi♬ original sound – Jennifer Little
Nën dhomën e tyre të gjumit ata gjetën një strehë bërthamore të viteve 50, të pajisur me shtretër, një tualet, një dollap dhe depo ushqimi.
@kitty_girl_californiaBomb shelter part two. #wwii #QuickerPickerRapper #bombshelter #wartimes♬ telepatía – Kali Uchis
Jennifer tregoi zbulimin e saj në disa video të postuara në TikTok, dhe në fillim mendoi se ishte një strehë e Luftës së Dytë Botërore.
Ajo zbuloi, megjithatë, se streha u ndërtua në 1951 dhe se ajo u krijua në të vërtetë nga frika e një sulmi bërthamor gjatë Luftës së Ftohtë.
@kitty_girl_californiaBomb Shelter Tour. #wwii #wwi #bombshelter #bombshelters #coldwar #QuickerPickerRapper♬ Sugarcrash! – ElyOtto
“Ishte shumë normale në atë kohë që shtëpia të kishte një strehë. Njerëzit kishin aq frikë nga një sulm bërthamor, veçanërisht në Kaliforni e cila është shumë e ekspozuar”, shpjegoi ajo. /Telegrafi/
@kitty_girl_californiaRaw video – no editing -as requested! #wwii #wwi #coldwar #QuickerPickerRapper #bombshelter #prepper #preppers♬ original sound – Jennifer Little