Telegrafi

I gjetën armë dhe fishekë, arrestohet

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi tek i njëjti gjatë verifikimit dhe legjitimimit në trup i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë – revole e llojit “EKOL Tuna”, me një karikator me gjashtë (6) fishekë kal.8mm.

I dyshuari pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/