Site icon Telegrafi

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti pati mundësinë të përfitonte një avantazh nga “Valixhja e Tundimeve”.

Ai u lejua të zgjidhte shtatë banorë që do të riktheheshin në lojë, duke vendosur për: Klajdin, Krisën, Redonin, Gertin, Amberin, G Banin dhe Jozin.

Të shtatë banorët e zgjedhur do të përballen me një televotim, ku vetëm tre prej tyre do të kenë mundësinë të rikthehen në shtëpi, bazuar në vendimin e publikut.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, një tjetër rregull i ri e bën këtë sfidë edhe më interesante: vetëm një prej tyre do të mund të shkojë në finale.

Megjithatë, nëse një nga banorët fiton arrin të fitojë 50 mijë euro, domethënë çmim të përgjysmuar.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky avantazh i Gjestit mund të ndikojë ndjeshëm në strategjitë e banorëve, ndërsa publiku tashmë ka në dorë fatin e tre prej tyre.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë të përzgjedhurit dhe si do të ndikojë ky rikthim në lojën drejt finales së madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version