Këngëtarja Bebe Rexha pëlqehet gjithmonë për mënyrën e saj të kënduarit dhe zërin e ëmbël.
Por, pavarësisht të gjithave, shpesh herë në media zë vend edhe paraqitja e saj, qoftë në aktivitete të ndryshme muzikore apo përditshmëri.
Disa imazhe të publikuara së fundmi në InstaStory nga vet këngëtarja, duket të kenë irrituar një pjesë të mirë të ndjekësve të saj.
Kjo, pasi gjatë kohë sa Bleta po vizitonte disa statuja të veçanta, dhe njëra prej të cilave ishte femër, ajo shkon dhe prek me gjuhë ‘vithet’ e saj, ndonëse të mermerta.
Ky gjest mund të jetë bërë nga ana e Rexhës me shaka, mirëpo nga fansat duket se një gjë e tillë nuk është mirëpritur. /Telegrafi/