Telegrafi

Gjesti i tifozëve të Real Madridit për Frenkie De Jong bëhet viral në mediat sociale

Frenkie De Jong pësoi një lëndim fatkeq në kyçin e këmbës në skenat e mbylljes së pjesës së parë kundër Real Madridit.

Gjërat nuk dukeshin mirë për holandezin pasi ai duhej të largohej nga fusha në lot.

Turma prej 80,000 personash në Santiago Bernabeu tregoi klas absolut teksa duartrokitën në mbështetje të lojtarit të Barcelonës.

Lexo po ashtu A u vodh Barcelona nga VAR-i? Pamjet tregojnë nëse Lunin e mbajti topin jashtë portës së tij

Ky është shembulli i përsosur i njerëzimit që mbizotëron mbi rivalitetin.

Real Madridi në fund fitoi 3-2 përballë Barcelonës, duke e mbyllur garën për titull, pasi kanë 11 pikë diferencë nga katalunasit. /Telegrafi/