Site icon Telegrafi

Gjesti thyen kutinë e emergjencës – tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Spektakli i së martës solli një moment të papritur dhe tensionues, teksa reperi Gjesti mori një vendim impulsiv që ndryshoi rrjedhën e lojës brenda shtëpisë së BBVA.

Pasi liderja e javës, Rizarta, zgjodhi të shpëtonte nga nominimi Kellyn, Mikelën dhe veten, Gjesti reagoi menjëherë, duke u përpjekur të ndihmonte mikun e tij, Shkelzenin.

I bindur se Shkelzeni ishte në rrezik të madh për eliminim, ai vrapoi drejt kutisë së emergjencës dhe e theu atë për të siguruar imunitetin për të.

Por në një kthesë të papritur të situatës, Gjesti bëri një gabim të rëndë në strategjinë e tij. Rregulli i lojës e përcakton qartë se imuniteti i kalon personit që thyen kutinë, dhe jo dikujt tjetër.

Si rezultat, në vend që t’i jepte imunitet Shkelzenit, Gjesti përfitoi vetë nga ky avantazh, duke bërë që e gjithë shtëpia, përveç tij, të përfundojë automatikisht në televotim.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta si nga banorët brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku jashtë, me shumë njerëz që e panë si një lëvizje të nxituar dhe të dëmshme për lojën e tij dhe të Shkelzenit.

Pas këtij akti, tensionet mes banorëve u rritën ndjeshëm, ndërsa disa prej tyre e kritikuan Gjesti për mungesën e strategjisë dhe për vendimin e tij të pamenduar mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version