Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, po rikthehet me këngën e re njëherësh të parën për vitin 2023.
Ai në një njoftim të bërë në rrjete sociale zbulon se po vjen në bashkëpunim me këngëtarin Albos.
“Prap t’thirri” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, i cili pritet të lansohet ditën e nesërme (9 janar).
“Të hënën në ora 19:00. Prap t’thirri x Albos. Po vjen me 9 janar 2023”, ka shkruar ai në postimin e shpërndarë në Instagram.
Të shumta qenë reagimet e fansave, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të Besart Kelmendit (emri i vërtetë).
Besohet që kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të ketë një sukses të madh.
Gjesti edhe në vitin që lamë pas solli disa projekte që morën miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/