Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, nuk e ka kaluar verën pa një projekt të ri muzikor.
Dhe kjo këngë i përshtatet pikërisht sezonës, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtarin Endo.
Projekti i dyshes është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje e klip mjaft të veçantë.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari, kurse për producimin është përkujdesur Albos.
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni XL Films.
Të plotë tashmë këngën e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Besart Kelmendit (emri i plotë).
Krahas projekteve, ylli nga Peja po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/