Site icon Telegrafi

Gjesti sjell këngën e re “Princeshë” me klip të xhiruar në Ujman

Gjesti (Foto: Gjesti/YouTube)

Reperi Gjesti ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Princeshë”, duke sjellë një përzierje të freskët dhe ritmike në skenën e muzikës hip-hop.

Kënga, e cila është realizuar me muzikë dhe tekst nga vetë Gjesti, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave të tij të shumtë.

Ajo që e bën këtë këngë edhe më të veçantë është klipi i saj, i cili është xhiruar në një prej vendeve më ikonike dhe të përfolura të Kosovës – Liqenin e Ujmanit.

Gjesti (Foto: Gjesti/YouTube)

Ky liqen ka qenë në qendër të shumë diskutimeve dhe debateve politike për muaj të tërë, dhe zgjedhja e tij si vend për xhirimin e klipit tregon një dimension të ri artistik në krijimtarinë e Gjesti-t.

Publikimi i këngës “Princeshë” ka marrë shumë komente pozitive nga fansat dhe dashamirësit e muzikës së tij.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar jo vetëm ritmin dhe tekstin e këngës, por edhe zgjedhjen e vendit për xhirimin e klipit, që është një dedikim ndaj një prej simboleve natyrore të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version