Site icon Telegrafi

Gjesti i shëmtuar që e detyroi Tyson Furyn të largohet nga ringu menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Tyson Fury raportohset se u largua nga ringu menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk për shkak të një akti të shëmtuar.

Mbrëmjen e së shtunës, Usyk dhuroi një tjetër paraqitje të mirë duke arritur që ta mposhtë britanikun për herë të dytë radhazi në Riad të Arabisë Saudite.

37-vjeçari e siguroi fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve Gerardo Martinez, Patrick Morley dhe Ignacio Robles të cilët i dhuruan fitoren Usykut me rezultat 116-112.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, teksa Usyk po intervistohej brenda ringut, kampioni aktual i IBF-së Daniel Dubois, u fut me dhunë në ring.

Lexo po ashtu Tyson Fury ‘shpërthen’ duke bërë disa akuza të rënda pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Britaniku i cili e mposhti Anthony Joshuan në shtator, i kërkoi Usykut një rimeç duke i thënë: Hey Usyk, më jep hakmarrjen time. Unë dua hakmarrjen time.

Usyk menjëherë e pranoi këtë kërkesë të tij duke u përgjigjur: Shkëlqesia e Tij (Turki Alalshikh), ju lutem më bëni të luftojë me Daniel Dubois, faleminderit.

Sidoqoftë, veprimet e Dubois nuk u përshëndeten aspak nga ish-boksieri i njohur Carl Frampton.

Sipas një raportimi nga The Sun, Fury u largua menjëherë nga ringu pasi Dubois u fut aty për të ndërprerë në gjysmë intervistën e Usyk, me Frampton që e cilësoi sjelljen e 27-vjeçarit si të shëmtuar.

“Komentatori i TNT Sports, Carl Frampton e cilësoi sjelljen e Dubois si ‘të shëmtuar’, pasi e parandaloi Furyn që të jetë në gjendje të flasë me publikun”, thuhej ndër të tjerash në raport./Telegrafi/

Exit mobile version