Site icon Telegrafi

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Pas spektaklit të së martës në “Big Brother VIP 4”, katër banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë përballur me një ndëshkim të ashpër nga Vëllai i Madh.

Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë dërguar në një ambient të veçantë, të cilin produksioni e ka quajtur “shpella”, si pasojë e shkeljes së rregullave.

Gjatë ditëve të izolimit, banorët kanë përjetuar momente të ndryshme, nga të qeshurat e deri te debatet e tensionuara. Por një propozim i bërë nga Gjesti ka ngjallur edhe më shumë diskutime mes tyre. Ai sugjeroi që të hapnin derën e ‘shpellës’ dhe të dilnin, duke sfiduar kështu autoritetin e Vëllait të Madh dhe duke rrezikuar një tjetër ndëshkim.

Lexo po ashtu Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Në një bisedë me G-Banin, ky i fundit e paralajmëroi se një veprim i tillë do të sillte eliminimin e menjëhershëm nga gara. “Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë”, – i tha G-Bani, duke e krahasuar situatën me një arratisje nga burgu ku rreziku është i madh.

Megjithatë, Gjesti insistoi se sfida ia vlente, duke u shprehur se nuk mund ta duronte më izolimin dhe ishte i gatshëm të përballej me një tjetër Zarf të Zi.

Ky diskutim ka shtuar intrigën për të ardhmen e këtyre banorëve në “Big Brother VIP 4”.

A do të guxojnë të sfidojnë Vëllain e Madh, apo do të vazhdojnë të respektojnë rregullat deri në përfundimin e dënimit? Publiku mbetet i etur për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version